Ronaldo në telashe të mëdha, akuza të rënda për evazion fiskal nga autoritetet spanjolle (Foto)
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo edhe formalisht është akuzuar për evazion fiskal prej 13 milionë funtave nga autoritetet spanjolle.
Sipas akuzave, Ronaldo këtë e ka bërë duke marrë të ardhurat nëpërmjet Ishujve të Virgjëra britaneze, transmeton Periskopi.
Prokurorët spanjoll në Madrid kanë konfirmuar të martën se kanë ngritur një padi ndaj Cristiano Ronaldos, ndër akuzat se ka mashtruar autoritetet spanjolle për rreth 14.7 milionë euro, prej vitit 2011 deri më 2014.
Ronaldo është bërë futbollisti i fundit i profilit të lartë që po akuzohet për shmangje të pagimit të taksave. /Periskopi



