Shefi i Atleticos tallet me Man Unitedin

Shefi i Atleticos tallet me Man Unitedin

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo është tallur paksa me dështimin e Man Unitedit për transferimin e Antoine Griezmann.

“Kam thënë shumë herë se Griezmann nuk do të largohet. Pas shumë muajve raportime, koha ka treguar se kam të drejtë”, ka thënë Cerezo.

Francezi Griezmann nënshkroi kontratë të re pesë vjeçare me klubin spanjoll, duke e çuar klauzolën e shitjes së tij në 100 milionë euro. /Periskopi

Shpërndaje në: