Duam sërish La Ligan

Duam sërish La Ligan

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique shpreh dëshirën për t’u shpallur kampion i La Ligas për herë të tretë radhazi.

Gjigandi katalan është shpallur kampion në dy sezonet e fundit, ndërsa strategu i katalanëve beson se të qënit kampion të bën favorit edhe në sezonin e ardhshëm.

“Unë gjithmonë them se çdo ekip që mbron titullin kampion është favorit për shkak të respektit për atë që ka arritur në sezonin e kaluar”, tha Enrique.

“Por, ne të gjithë e fillojmë sezonin me të njëjtin numër të pikëve, numër i cili është zero. Ka gjithmonë ekipe të mëdha që kanë një shans më të mirë për të fituar tituj. Por, ne duam ta fitojmë atë për herë të tretë me radhë. Kjo nuk ka ndodhur shpesh në historinë e Barcelonës”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: