Mourinho ndryshon mendje për Fabinho, tani preferon lojtarin e Chelsea

Mourinho ndryshon mendje për Fabinho, tani preferon lojtarin e Chelsea

Mediat angleze kishin raportuar se Jose Mourinho kërkon në skuadër mesfushorin fantastik të Monacos, Fabinho.

Por, sipas “Manchester Evening News”, trajneri portugez tashmë ka ndërruar mendje, pasi preferon një lojtar tjetër për mesfushën e tij.

Ai ka kthyer vëmendjen nga mesfushori serb i Chelseat, Nemanja Matic, të cilin e kishte transferuar në “Stamford Bridge” nga Benfica.

Në rast se dështon Matic, atëherë në listën e Unitedit janë edhe Eric Dier i Tottenhamit dhe Bakayoko i Monacos.

Në anën tjetër, për Fabinhon janë duke u interesuar edhe skuadra të tjera të mëdha si Manchester City, Arsenal dhe Inter.

Shpërndaje në: