Coldplay shkruan për Dua Lipën (Foto)
Për këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa kanë shkruar shumë medie botërore.
Por së fundmi për Duan po shkruan edhe një grup i njohur botëror, transmeton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për grupin e famshëm “Coldplay”, të cilët kishin bërë një postim për Duan në profilin e tyre në Instagram.
Është ky vokalisti i “Coldplay”, Chris Martin i cili ka lavdëruar albumin e Duas.
Ai madje kishte treguar se së bashku kanë realizuar këngën “Homesick”
“Faleminderit për ata që kanë qenë në Munich, Lyon dhe Vienna. Ne jemi shumë të lumtur që kemi fansa kaq të mrekullueshëm. Kam qenë duke e dëgjuar albumin e ri të Dua Lipës (realizuam së bashku këngën Homesick) dhe mendoj se kënga ‘new rules’ është e përkryer”,kishte shkruar Chris.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Dua e cila ka postuar këtë fotografi që kishte shkruar Chris të cilin e kishte falënderuar.
“Love! Thank you Chris”, kishte shkruar Dua./Gazeta Express/




