Që nga sot mund ta provoni këtë opsion në Instagram (Foto)
Instagram ditë më parë raportoi për mundësinë që të lejohet arkivimi i fotografive në këtë rrjet social. Kjo që nga sot është në dispozicion për përdoruesit.
Me këtë opsion ju mund ti bëni të arkivuara fotografitë e postuara më parë.
Ato mund ti fshehni duke mos i fshirë farë nga ky rrjet të cilat do të jenë të dukshme vetëm për ju.
Fotografitë e arkivuara do të jenë në një dosje të veçantë me logon e orës.
Ky opsion është në Android dhe IOS në versionin 10.21 të Instagramit.





