Reali planifikon ta blejë dhe ta huazojë Mbappen
Real Madrid synim kryesor në këtë afat kalimtar e ka sulmuesin francez të Monacos, Kylian Mbappe.
Reali e ka një plan për sulmuesin 18 vjeçar, raporton AS.
Ata dëshirojnë të blejnë kartonin e francezit në këtë verë dhe prapë ta rikthejnë në Monaco si huazim për sezonin e ardhshëm, transmeton Periskopi.
Florentino Perez është i bindur se do ta transferojë Mbappen dhe se do ti mposht të klubet tjera që janë në garë.
Vet lojtari ëndërron të luajë në Santiago Bernabeu, ndërsa oferta e Mbretërve i konvenon edhe Monacos, pasi sulmuesi do të luante edhe një sezon te kampioni i Ligue 1. /Periskopi/



