McGregor ka një mesazh për Floyd Mayweather (Foto)
Conor McGregor iu është rikthyer ushtrimeve për t’u përgatitur për meçin e shumëpritur me Floyd Mayweather.
Duket se meçi McGregor-Mayweather më në fund do të ndodh, transmeton Periskopi.
Duke postuar në Instagram, ylli i UFC ka shpërndarë një foto të tij, ku shihet me dorëza boksi, nën përshkrimin e drejtuar ndaj Floyd: ‘Vetëm na trego rregullat’.


Me komentet e fundit nga McGregor mund të kuptohet se irlandezi është i gatshëm të ngjitet në ring në një kohë prej dy muaj.
Mayweather nuk ka luftuar prej vitit 2015, ku u pensionua me një rekord prej 49-0. /Periskopi



