E dhimbshme, këta janë lojtarët afrikan që kanë vdekur në fushën e blertë (Foto)

E dhimbshme, këta janë lojtarët afrikan që kanë vdekur në fushën e blertë (Foto)

Javë më parë mesfushori Cheick Tiote vdiq në Kinë, pas një sulmi në zëmër. Ish futbollisti i Newcastle United kishte ndërruar jetë rrugës për në spital.

Vdekjet e lojtarëve në fushë është kthyer në një fenomen pothuajse të pakuptueshëm. Mjekësia ka ecur para, ndërsa vdekja e lojtarëve është më e madhe.Klubi ende nuk e ka dhënë versionin e vdekjes së lojtarit dhe për këtë dyshohet nëse ai ishte mirë në kohën kur nënshkroi.

Daily Mail ka grumbulluar lojtarët me prejardhje nga Afrika, të cilët kanë ndërruar jetë në fushën e blertë.

Patrick Ekeng (Kamerun) – 6 maj, 2016

Futbollisti i kombëtares kamerunase ndërroi jetë në fushë në minutën e 70-të në ndeshjen mes Dinamo Bucharest dhe Viitorul. Stafi i spitalit nuk arritën ta kthejnë në jetë dhe shkaku i vdekje ishte sulmi në zemër.

David Oniya (Nigeria) –  13 qershor, 2015

Futbollisti nigerian kishte kolapsitur në fushë vetëm tre minuta pasi filloi ndeshje në kampionatin e Malajzisë mes skuadrave T-Team dhe asaj Kelantan. Vdekja e tij u konfirmuar katër ora pasi trupi kishte arritur në spital.

Sekou Camara (Mali) –  27 korrik, 2013

Ai ra përtokë në fushë në një ndeshje të kampionatit indonezian mes Pelita Bandung Raya dhe Madura United. U dërgua shpejt në spital, por gjeti vdekjen rrugës. Shkaktari i vdekjes, sulmi në zemër.

Henry Chinonso Ihelewere (Nigeria) – 5 gusht, 2012

21 vjeçari kishte ardhur në Evropë që të bëjë karrierë. Ai luante në Rumani për skuadrën Delta Tulcea. Ai ndërroi jetë në fushë në ndeshjen miqësore kundër Balotesti. Shkaqet e vdekjes nuk u kuptuan kurrë.

Marc-Viven Foe (Cameroon) – 26 qershor, 2003

Pjesë e kombëtares kamerunase në Kupën e Konfederatave të vitit 2003 në Francë. Ai ndërroi jetë në ndeshjen ndaj Kolumbisë . Foe ishte për 45 minuta në qendrën mjekësore të stadiumit, por që nuk u arrit të shporohet. Autopsia e vërtetoi se ai ndërroi jetë pas probleme që kishte me zemër.

Shpërndaje në: