Mediat italiane: Lamtumira e hidhur e De Biasit
Sot dha përfundimisht dorëheqje nga Kombëtarja e Shqipërisë, Giani De Biasi.
Mediet e Apenineve e cilësuan të helmuar shpërthimin e trajnerit ndaj FSHF-së. “I lënduar nga kritikat e shumta kohët e fundit dhe i ndërgjegjshëm që kishte dhënë gjithçka për kauzën, Gianni De Biasi i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare”, shkruan “Sport e Vai”.
“Corriere dello Sport” e cilëson një lamtumirë të hidhur të ndikuar nga presidenti Armand Duka, ndërsa kanë nisur që tani pretendimet e ekipeve për të marrë në stol trajnerin e rikthyer në Itali. De Biasi po joshet jo pak për provuar sërish Serie A, një kampionat të cilin e la pa shkëlqim në vitin 2010 kur drejtonte Udinezen.



