Zyrtare: Ky është vendimi i Realit për Ronaldon

Zyrtare: Ky është vendimi i Realit për Ronaldon

Real Madridi beson se Cristiano Ronaldo nuk ka fshehur tatimin, pas akuzave të autoriteteve spanjolle se portugezi ka fshehur 14.7 milionë euro.

“Real Madridi në tërësi i beson lojtarit të vet, Cristiano Ronaldo, i cili siç kuptojmë, ka vepruar në pajtim me ligjin dhe ka respektuar obligimet e veta”, thuhet në kumtesën e sotme të Realit.

Prokuroria spanjolle rëndon Ronaldon se ka fshehur 14.7 milionë euro në periudhën 2011-2014, transmeton KP.

Portugezi akuzohet se ka përdorur kompaninë në Ishujt Virxhine se ka fshehur një sasi të të hyrave të fituara nga të drejtat për publikimin e fotografive të tij.Nga ana e tij, Ronaldo ka hedhur poshtë akuzat.

Ai kohë më parë ka thënë se nuk është i shqetësuar për shkak të hetimeve dhe se nuk ka çfarë të fshehë.

Shpërndaje në: