Ibra pasuri e madhe e United
Legjenda braziliane e futbollit, Pele beson se Zlatan Ibrahimovic do të jetë një pasuri e madhe për Manchester United, nëse suedezi vazhdon me formën aktuale.
Ish-ylli i Paris Saint-Germain shënoi mbrëmë dy golat e fitores të United ndaj Southampton.
“Ai është një lojtar i shquar. Nëse ai vazhdon të jetë i padëmtuar dhe në formë të mirë, ai do të jetë një pasuri e madhe për Manchester United”, deklaroi Pele.
“Ai është shumë i aftë, mund të shënojë gola dhe t’i bëjë atë më të fortë”. /Periskopi.com



