Mourinho thyen rekord te Manchester Unitedi (Foto)

Mourinho thyen rekord te Manchester Unitedi (Foto)

Manchester Unitedi e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Victor Lindelof nga Benfica për 31 milionë funte (35 milionë euro).

Futbollisti suedez ka udhëtuar të mërkurën në Mançester për të diskutuar rreth kushteve personale dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

22-vjeçari është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë i Djajve të Kuq duke kaluar shifrën që United e pagoi kur e transferoi Rio Ferdinandin.

Në vitin 2002, Unitedi kishte paguar 29.1 milionë funte kur e bleu ish-mbrojtësit e vet nga Leeds United.

Shpërndaje në: