Atletico do rikthimin e Costa

Atletico do rikthimin e Costa

Atletico Madrid dëshiron të rikthejë në skuadër sulmuesin e Chelseat, Diego Costa.

E përditshmja britanike ‘Daily Mail’ shkruan se trajneri i Atleticos, Diego Simeone e ka shndërruar në objektiv kryesor transferimin e brazilianit me pasaportë spanjolle.

Ende nuk dihet nëse Chelsea do të jetë gati ta shesë sulmuesin problematik, i cili ka treguar formë të mirë që prej kalimit në Stamford Bridge para dy sezonesh. /Periskopi.com

Shpërndaje në: