Lukaku nuk rikthehet te Chelsea

Lukaku nuk rikthehet te Chelsea

Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku nuk do të rikthehet te Chelsea.

Kështu të paktën shkruan tabloidi britanik ‘Daily Mirror’, ku sqarohet se belgu i ka dhënë siguri trajnerit Ronald Koeman, se do të mbetet pjesë e skuadrës nga Goodison Park.

Është raportuar kohëve të fundit se 23-vjeçari mund të rikthehet në Stamford Bridge në këtë afat kalimtar, mirëpo një gjë e tillë si duket nuk do të ndodhë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: