Real Madrid – Barcelona, cila fanellë kushton më shtrenjtë? (FOTO)
Real Madrid dhe Barcelona kanë prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm.
Kush e ka fanellën më të shtrenjtë?
E përditshmja sportive madrilene “Marca” ka bërë një analizë duke zbuluar çmimet.
Real Madrid me fanellën e re të parë me ngjyrë të bardhë, ka caktuar çmim prej 99.95 euro deri në 129.95 euro, përcjell “lajmi.net”.
Kurse, fanella e Barcelonës, identike me atë që baret nga futbollistët kushton 150 euro. /Lajmi.net/




