De Biasi trajneri i Tianjin Teda?
Ish trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, është duke pranuar oferta nga vende të ndryshme.
Trajneri italian dje dha dorëheqja nga pozita e tij e si trajner i Kombëtares shqiptare dhe është duke e menduar një aventurë të re.
Sipas mediave italiane De Biasi karrierën e tij mund ta vazhdoj në Kinë, te skuadra Tianjin Teda, transmeton Periskopi.
Trajneri historik i kombëtares shqiptare ka pranuar ofertë edhe nga kampionati spanjoll. /Periskopi/



