Lucas Moura transferohet në Inter?

Lucas Moura transferohet në Inter?

Luciano Spalleti ka filluar punën e tij si trajner i Interit pa humbur kohë duke tentuar të sjell lojtarë të ri në skuadër.

Spalleti në deklaratën e tij të parë tha se Interit do t’ia rikthejë shkëlqimin e dikurshëm dhe se ende yjet e futbollit dëshirojnë të luajnë për këtë klub.

Sipas ‘Corriere dello Sport”, Interi është shumë afër nënshkrimit me brazilianin e PSG, Lucas Moura, transmeton Periskopi.

Ai ka kontratë me PSG deri më 2019 por nuk konsiderohet i dobishëm nga skuadra franceze. /Periskopi/

Shpërndaje në: