Zbulohet a ka bërë ofertë gjiganti anglez për Belottin (Foto)

Zbulohet a ka bërë ofertë gjiganti anglez për Belottin (Foto)

Manchester United nuk ka bërë ofertë zyrtare për Andre Belottin dhe ka dyshime se çmimi prej 100 milionë eurove është shumë i lartë, sipas Manchester Evening News.

Belotti ka qenë shumë i lidhur me një transferim tek Djajtë e Kuq, por prioriteti i United është të finalizojë marrëveshjen për transferimin e Alvaro Moratas, transmeton Periskopi.

Belotti pati një sezon të suksesshëm me Torinon dhe së fundi ai ishte i ftuar edhe nga Kombëtarja e Italisë. /Periskopi

Shpërndaje në: