Tregu i transfereve është çmendur

Tregu i transfereve është çmendur

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte e quan të çmendur tregun e transferimeve në futboll.

Italiani ankohet duke thënë se në këtë kohë është shumë e vështirë për të transferuar lojtarë.

Madje, ai shton se tani kërkohen 55 milionë funte për një futbollist të nivelit mesatar, që me gjasë i referohet mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.

“Në këtë moment është shumë e vështirë të blesh lojtar”, tha Conte.

“Është e pabesueshme të kërkohen 55 milionë funte për një futbollist të nivelit mesatar. Për këtë arsye kam thënë se tregu është çmendur. Është shumë e vështirë për të bërë transferime me këto çmime dhe në këtë gjendje”. Periskopi.com

Shpërndaje në: