Duam të dominojmë në Serie A
Frank De Boer dëshiron të dominojë me Interin.
Trajneri i ri i ‘zikaltërve’ thotë se është entuziast për sezonin e ri në Serie A, i cili nisë sonte.
“Unë jam shumë entuziast se do të fillojmë sezonin”, deklaroi De Boer.
“Ne duam të dominojmë në sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur, me gjithë respektin për kundërshtarët tanë, ne duam të krijojmë shumë raste. Kjo është ajo çka unë zakonisht dua të shoh nga ekipi im”.
“Kam besim se ekipi është gati për ndeshjen e parë, kështu që unë jam duke kërkuar për të ecur tutje”. /Periskopi.com



