Elseid Hysaj transferohet në Premier Ligë

Elseid Hysaj transferohet në Premier Ligë

Radio më e madhe sportive angleze, “TalkSport”, e sheh atë si një prej alternativave më të mundshme për të zënë te Arsenali vendin e Hektor Bejerin, i cili ndiqet me interes nga Barcelona dhe sipas statistikave të “WhoScored”, bën krahasimin mes lojtarëve.

“Një titullar te skuadra e Serisë Ai, ai është mësuar të luajë në skuadra që kanë zotërimin e topit dhe kjo reflektohet në statistikat e tij. Ai plotëson 16,7 pasime më shumë për ndeshje në krahasim me Bejerin dhe ka një përqindje saktësie pasimi më të lartë se mbrojtësi i Arsenalit. Megjithatë, ai ka më pak pasime “vendimtare”, por realizon më shumë krosime dhe pasime të gjata të sakta për ndeshje.

Nga pikëpamja e lojës mbrojtëse, shihet ndryshimi mes lojtarëve sepse Hysaj bën mesatarisht 2,1 ndërhyrje në ndeshje, ndërsa Bejerin 0,7. Megjithatë, ky i fundit driblon më shumë meqë është futbollist me tipare ofensive. Në përgjithësi, Hysaj do të ishte një zëvendësim i sigurt për Venger nëse ai do të përforcojë fazën mbrojtëse të skuadrës së tij”, shkruan “TalkSport”.

Ndërkaq, sipas ekspertëve të “FourFourTwo”, Hysaj është mes 9 lojtarëve të cilët Çelsi mund t’i kthejë shumë shpejt në objektiva të merkatos gjatë verës.

“Nëse trajneri i Ccelsit, Antonio Konte, sheh se i nevojitet një lojtar më i besueshëm në krahun e mbrojtjes sesa Viktor Moses, Hysaj do të ishte një shtesë e shkëlqyer në radhët e skuadrës. Ai është atletik, ka pozicionim dhe është i kompletuar në lojën e tij kur ka topin në këmbë. Duke qenë vetëm 23-vjeçar, shqiptari ka ende për të treguar vitet e tij më të mira”, shkruhet në këtë revistë prestigjioze.

Shpërndaje në: