Dietë në moshën 40 vjeçare? Ja disa shembuj praktikë për t’u dobësuar

Dietë në moshën 40 vjeçare? Ja disa shembuj praktikë për t’u dobësuar

Pas të 40-ave, në fakt, është më e lehtë të akumulohen disa kilogram pasi metabolizmi ynë ka tendencën të ngadalësohet, trupi i nënshtrohet ndryshimeve hormonale dhe djegia e yndyrave bëhet gjithmonë e më e vështirë. Në këtë gjë shpesh ndikojnë të tjetë faktorë që kontribuojnë në lëvizjen në krah të gabuar të gjilpërës të peshores siç janë: një stil jo korrekt dhe shumë sedentar i jetesës, pak ushtrime fizike, ose një ushqyerje jo e kujdesshme. Si mund të heqësh kaloritë e tepërta dhe të modifikosh këtë zakon jo të drejtë?

Zvogëloni porcionet

Femrat dhe meshkujt kanë të nevojshme një sasi të ndryshme kalorish ditore. Por duke jetuar së bashku shpesh herë tendenca është të uniformizohen sasitë, ora si burri ashtu edhe gruaja në shtëpi konsumojmë të njëjtin volum ushqimi, duke rritur kështu rrezikun e akumulimit të kg të tepërta pa e menduar. Një këshillë e vlefshme do të ishte zvogëlimi gradualisht i porcioneve, duke ngrënë pak dhe gjithçka në sasi të moderuar. Për të patur në kontroll sensin e bollëkut është mirë të konsumoni perime të gjalla ose të ziera ndoshta përpara se të filloni pjatën kryesore. Proteinat, djathërat dhe bishtajoret janë të domosdoshme për të humbur peshë, dhe duhet të jenë gjithmonë në tavolinë, por duke qenë të kujdesshëm me masën.

Bëni lëvizje

Pas të 40-ave është shumë e rëndësishme të bësh lëvizje. Ushtrimet fizike ndihmojnë të rrisësh metabolizmin, të forcosh muskulaturën, të zvogëlosh perimetrin dhe mos të akumulosh dhjamë. Në alternativë me palestrën për të qëndruar në formë e të dobësohesh duhet të bësh not, të ecësh me hap të shpejtë, të ngasësh biçikletën. Gjysëm ore aktivitet aerobik i moderuar dhe konstant çdo ditë mund të jetë i mjaftueshëm për të garantuar benefite të dukshme në organizëm.

Konsumoni vakte të ndërmjetme

Për t’i rezistuar tentativave e mos të arrish tek vakti tjetër pa një uri të çmendur një mënyrë shumë e mirë është të konsumoni vakte të ndërmjetme të vogla gjatë ditës. Çdo 4-5 orë, është mirë të konsumoni fruta të freskëta, nje copë të vogël djathë grana, ndonjë fetë proshutë magro, një kos natyral ose një biskotë intergrale. Embëlsirat, të skuqurat ose ushqimet e paketuara kanë sasi të tepërta kalorish dhe sheqernash dhe duhet të konsumohen rradhë ose të eleminohen për të mos rrezikuar në rritjen e sasive kalorike.

Kujdesuni me ushqimin

Kujdesi me ushqimin është shumë i rëndësishëm nëse kërkoni të dobësoheni pas moshës 40 vjeçare. Tërshëra për shembull është një aleat i shkëlqyer pasi limiton absorbimin intestinal të kolesterolit dhe acideve biliare. Qershitë frutat me pak kalori janë të pasur me antioksidantë, ndihmojnë në shqetësimet e artikulacioneve dhe janë shumë të këshilluara si një vakt i ndërmjetëm. Bajamet përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe në të njëjtën kohë reduktojnë kolesterolin. Peshku blu i varfër me yndyra, ju ndihmon të dobësoheni në sajë të përmbajtjes të lartë me Omega 3.

 

Shpërndaje në: