Toni Kross transferohet te Manchester City?

Toni Kross transferohet te Manchester City?

Manchester City do të përgatit një ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Toni Kross.

Sipas mediumit Don Balon, trajneri Pep Guardiola e ka bërë synimin kryesor gjermanin në këtë afat kalimtar.

Guardiola e dëshiron edhe një mesfushor qëndror edhe pse Yaya Toure ka rinovuar edhe për një sezon, por lëndimet e Gundogan dhe të Fernandinhos e kanë shtyrë të mendojë për ish anëtarin e BayernMunich, transmeton Periskopi.

City do të mbështesë Guardiolën deri në fund këtë verë dhe nëse ai shtyn për nënshkrimin e Kroosit, Reali mund të presë një ofertë të madhe që së shpejti të depozitohet. /Periskopi/

Shpërndaje në: