Mourinho i kërkon Real Madridit: 45 milionë euro për De Gea plus Alvaro Morata
Jose Mourinho e vlerëson portierin David De Gea 100 milionë euro dhe është i gatshëm të pranojë 45 milionë euro dhe sulmuesin Alvaro Morata, sipas disa raportimeve.
Trajneri portugez e dëshiron shumë qëndrimin e De Gea por e di se Real Madrid do të tentojnë me çdo kusht ta transferojnë në Santiago Bernabeu, transmeton Periskopi.
Sipas Daily Star, Mourinho i ka treguar Madridit se duhet të pagujnë 45 milionë euro dhe plus sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata.

Një burim i brendshëm i United i ka thënë gazetës: ‘Morata dhe 45 milionë euro për De Gea’.
Sulmuesi spanjoll është afër transferimit në Old Trafford por klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje për çmimin e tij.
Mourinho dëshiron të nënshkruajë me një sulmues pas largimit të Zlatan Ibrahiomvic dhe të ardhmës së paqartë të Wayne Rooney. /Periskopi/



