Tifozët e Milanit ia ‘ndërrojnë’ mbiemrin Donnarummas

Tifozët e Milanit ia ‘ndërrojnë’ mbiemrin Donnarummas

 

Gianluigi Donnarumma ka shokuar Milanin dhe tifozët me vendimin e tij.

Ai dhe agjenti i tij, Mino Raiola kanë vendosur që të mos rinovojnë kontratën me klubin rosoner, duke refuzuar pagën prej 80 mijë euro në javë.

Sipas mediave italiane, Raiola iu kishte kërkuar drejtuesve të klubit një pagë prej 300,000 mijë euro në javë për klientin e tij, transmeton Periskopi.

 

Pas vendimit të Gianluigi Donnarumma për të mos e vazhduar kontratën në Milan, tifozët nga San Siro kanë propozuar që portieri të quhet: Dollaruma.

Ky propozim i tifozëve rosoner është bërë trend në rrjete sociale. /Periskopi/

Shpërndaje në: