Hysaj largohet nga Seria A, transferohet në kampionatin anglez
Elseid Hysaj mund të transferohet në Premierligë.
Elseid Hysaj ditë më parë deklaroi se do të mbetet në Napoli, të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.
Por, sipas mediave në Britani, reprezentuesi i Shqipërisë mund të transferohet në Premierligë gjatë verës, ku Arsenal dhe Chelsean kanë shfaqur interesim për të.
Radio më e madhe sportive angleze, “TalkSport”, e sheh Elseid Hysajn si një prej alternativave më të mundshme për të zënë te Arsenali vendin e Hector Bellerinit, i cili ndiqet me interes nga Barcelona dhe sipas statistikave të “WhoScored”, bën krahasimin mes lojtarëve.
“Një titullar te skuadra e Serisë Ai, ai është mësuar të luajë në skuadra që kanë zotërimin e topit dhe kjo reflektohet në statistikat e tij. Ai plotëson 16,7 pasime më shumë për ndeshje në krahasim me Bellerin dhe ka një përqindje saktësie pasimi më të lartë se mbrojtësi i Arsenalit. Megjithatë, ai ka më pak pasime “vendimtare”, por realizon më shumë krosime dhe pasime të gjata të sakta për ndeshje”, shkruan “TalkSport”.



