Shokohet Abramovich, Conte dëshiron të largohet (Foto)

Shokohet Abramovich, Conte dëshiron të largohet (Foto)

E ardhmja e Antonio Conte është e dyshimtë në klubin londinez, Chelsea.

Sipas raportimeve në Angli, italiani nuk është i kënaqur me drejtuesit e klubit se si po përgatiten për sezonin e ri.

Strategu italian nuk e sheh skuadrën e tanishëm si kampione të Premier Ligës në sezonin e ri duke ia shtuar faktin se do të marrin pjesë edhe në Lligën e Kampionëve, transmeton Periskopi.

Antonio Conte ready to QUIT Chelsea if four key demands aren't met

Conte është i gatshëm të largohet nga Chelsea vetëm pas një sezoni

 

Conte iu bashkua Chelseat verën e kaluar pas disa sezonave të sukseshëm me Juventusin dhe kombëtaren italiane.

Ai në sezonin e parë me ‘blutë e londrës’ fitoi Premier Ligën dhe e dërgoi në finale të FA Cup.

Por, 47 vjeçari nuk është i kënaqur aspak me aktivitetin e klubit në tregun e transferimeve, pasi Chelsea ende nuk ka nënshkruarë më ndonjë futbollist të ri.

Ish bossi i Juventusit ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2019.

Antonio Conte ready to QUIT Chelsea if four key demands aren't met

Thomas Tuchel u shkarkua nga Borussia Dortmund

 

Në rast të largimit të italianit, Chelsea e sheh gjermanin Thomas Tuchel si trajner të ri. /Periskopi/

Shpërndaje në: