Ja kur e kishte vendosur De Biasi të largohet nga Kombëtarja

Ja kur e kishte vendosur De Biasi të largohet nga Kombëtarja

Gianni De Basi nuk është më trajner i kombëtares së Shqipërisë.

Trajneri italian me vendimin e tij për t’u larguar nga drejtimi i kombëtares befasoir të gjithë, pasi ai muaj më parë kishte vendosur të qëndrojë deri në fund të kualifikimeve të botërorit Russia 2018.

De Biasi lajmin e bëri të ditur pas fitores ndaj Izraelit në një konferencë speciale me presidentin e federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka, shkruan Periskopi.

Në një Intervistër për Panorama, ai ka treguar se kur e kishte marrë vendimin për t’u larguar nga pozita e trajnerit.

De Biasi vendimin për t’u larguar e kishte marrë pas humbjes turpëruese të kombëtares në miqësore ndaj Luksemburgut, me rezultat 2 me 1.

Ai ishte përgjigjur pyetjes se kur e kishte vendosur të largohet: “Po, atë natë e vendosa që do të largohesha nga skuadra. Pas humbjes me Luksemburgun e vendosa”. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: