Messi tek Manchester City? ‘Goal’ zbulon të vërtetën

Messi tek Manchester City? ‘Goal’ zbulon të vërtetën

Lionel Messi nuk largohet nga Barcelona.

Edhe agjencia më e madhe e lajmeve sportive “Goal.com” është tërhequr pasi disa muaj më parë raportonte se argjentinasi kishte refuzuar kontratën me katalanasit ndërsa tashmë ndryshon qëndrim.

Manchester City nuk do të tentoj blerjen e argjentinasit. Këtë e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i ekipit anglez, Ferran Soriano, shkruan SYRI.net.

“Nuk mendoj se Messi mund të transferohet në City. Unë e njoh Messin shumë mirë. Ai dhe familja e tij janë miqtë e mi të mirë. Mendoj se ai do të mbetet në Barcelonë. Ai ka qenë në Barcelonë gjatë gjithë jetës”, ka deklaruar ai.

“Të paktën vitin e ardhshëm, ndoshta ai mund të largohet nga Barcelona. Pas kësaj ai mund të shkojë në Kinë apo në SHBA, por tani mendoj se do të qëndrojë në Barcelonë”. ka theksuar Soriano.

Image

Shpërndaje në: