Ja çfarë i kishte thënë Fergusoni agjentit Mino Raiola
Agjenti Mino Raiola është duke u disuktuar shumë në mediat botërore në dy ditët e fundit.
Krejt kjo pas vendimit të klientit të tij, Gianluigi Donnarumma, i cili dje ka refuzuar kontratën e re të propozuar nga Milani dhe të gjithë besojnë se pas këtij vendimi qëndron Raiola, shkruan Periskopi.
Tashmë Donnarumma është duke kërkuar skuadër të re dhe besohet se ai do të transferohet në Real Madrid ose te Juventusi.
Por, a e mbani mend rastin e Sir Alex Ferguson-Mino Raiola?

Mino Raiola poashtu është agjent i futbollistit më të shtrenjtë në botë, Paul Labile Pogba.
Pogba ishte larguar nga United në vitin 2012 pasi kishte refuzuar kontratën e re nga klubi anglez, e që besohet se arsyeja kryesore ishte agjenti i tij Raiola.
Raiola kishte zbuluar muaj më parë bisedën me Ferguson gjatë negociatëve për kontratën e Pogbas.
Finacial Times kishte raportuar se në momentin që Pogba ishte futur Fergi e kishte pyetur se a do të vazhdosh kontratën.
“Ti nuk dëshiron ta nënshkruash këtë kontratë?”, i kishtë thënë Fergie.
Ndërsa Pogba iu kishte përgjigjur: “ Me këto kushte nuk e nënshkruajë kontratën”.
Pastaj Fergusoni iu kishte drejtuar Raiolas duke i thënë se je një m**. /Periskopi/



