Real Madridi ia lë derën e hapur Manchester United për Cristiano Ronaldon (Foto)

Real Madridi ia lë derën e hapur Manchester United për Cristiano Ronaldon (Foto)

Real Madrid do t’ia lë derën hapur Manchester United për të bërë ofertë për Cristiano Ronaldo nëse sulmuesi e përfundon dëshirën e tij që të largohet nga klubi këtë verë, sipas disa raportimeve në Spanjë.

Të premtën gazeta portugeze A Bola, raportoi se Ronaldo ëshë i ‘shokuar’ pasi ai është akuzuar për evasion fiskal nga prokurorët spanjoll, transmeton Periskopi.

Ronaldo është akuzuar se ka fshehur 14.7 milionë euro nga shteti spanjoll duke i ikur taksav të shtetit spanjoll.

Raporti po ashtu thekson se Ronaldo i ka treguar presidentit të klubit, Florentio Perez, se ai dëshiron të largohet nga Spanja këtë verë dhe se vendimi i tij është i pakthyeshëm.

Real Madrid president opens door for Cristiano Ronaldo to make Man Utd return

A Bola raporton se Ronaldo dëshiron të largohet nga Reali këtë verë

 

Tashmë, edhe gazeta spanjolle Marca ka mbështetur raportin e A Bola por se Perez është duke tentuar ta qetësojë situatën dhe se i ka sygjeruar 31 vjeçarit ta rishikojë qëndrimin e tij.

Real Madrid president opens door for Cristiano Ronaldo to make Man Utd return

Ronaldo e ndihmoi Reali ta fitojë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar

 

Megjithatë, Marca ka theksuar se Perez nuk do ta mbajë Ronaldo në Madrid kundër dëshirës së tij, duke lënë për të kuptuar se  United dhe Paris Saint-Germain, të cilat dështuan me ofertat e tyre sezonin e kaluar, mund të rikthejnë interesimin e tyre.

Siç po qëndrojnë gjërat tani, Marca raporton se Madridi është duke tentuar ta qetësojë Ronaldon dhe hapi i parë i tyre i shpejtë ishte komunikata zyrtare e klubit në mbështetje të lojtarit.

Ronaldo momentalisht është me kombëtaren portugeze duke u përgatitur për Kupën e Konfederatëve, që do të mbahet këtë verë.

Ylli portugez ishte pyetur për akuzat e ngritura kundër tij, golashënuesi më i mirë në histori të klubit është përgjigjur: “Unë kamë ndërgjegjen e pastërt’. /Periskopi/

Shpërndaje në: