Ronaldo të largohet nga Reali, zbulohet klubi i ri potencial (Foto)
Agjenti Jorge Mendes i ka thënë Real Madridit se klienti i tij, Cristiano Ronaldo ka oferta nga klubet e Premier Ligës, sipas Cope.
Sulmuesi portugez është hedhur në tregun e transferimeve shkaku i akuzave për evazion fiskal ndaj tij nga autoritetet spanjolle, transmeton Periskopi.

Ai akuzohet se nuk ka paguar 14.7 milionë euro në taksa, gjatë viteve 2011 – 2014.
Pak klube kanë paratë për të siguruar shërbimet e portugezit, i cili ka vlerë prej 1 miliard euro, por sigurisht se shitja e tij do të realizohej për një shumë më të vogël se aq.
Besohet se Manchester Unitedi është një nga klubet e para që ka pyetur për situatën e portugezit./Periskopi



