Raiola i dërgon mesazh të ashpër dhe të prerë Milanit për Donnarumman
Agjenti i Gianluigi Donnarummas, Mino Raiola ka kërcënuar Milanin që mos të ngacmojnë portierin e talentuar, pasi në të kundërt do të përfundojnë në gjyq.
Raiola ka thënë se portierit po i i dërgohen shumë mesazhe duke i ushtruar shumë presionin.
“Ka qenë vendimi i tij i fundit. Shpresoj që të mos ta shqetësojnë ose mos të bëjnë presion mbi të. Mbi të gjitha askush nuk mund ta mbajë të bllokuar në këtë skuadër”, ka thënë Raiola.



