Golden State Warriors mban paradën pas triumfit në NBA (Foto)
Golden State Warriors ka mbajtur një paradë me trofeun e fituar ndaj Cleveland Cavaliers.
Warriors fitoi titullin e dytë në tre vjetët e fundit, duke fituar serinë ndaj Cavs me rezultat 4-1, transmeton Periskopi.
Skuadra nga Oakland u udhëhoq prej Steph Curry dhe Kevin Durant, ku ky i fundit u shpall edhe MVP i finaleve.
Më poshtë ka disa foto nga parada e mbajtur sot në California. /Periskopi










