Prishtina mund të takohet me gjigantin serb në Europa Ligë (Foto)

Prishtina mund të takohet me gjigantin serb në Europa Ligë (Foto)

FC Prishtina është informuar nga UEFA edhe zyrtarisht për pjesëmarrjen e skuadrës sonë në UEFA Evropa Ligë 2017/18.

Shorti i raundit të parë dhe të dytë do të mbahet në Nyon të Zvicrës më 19 qershor nga ora 13:00.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 29 qershor, kurse ndeshja kthyese pas një jave më 6 korrik.

Siç dihet, FC Prishtina ndeshjen e saj si vendase do të zhvilloj në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe ajo mund të ndeshet me skuadrën serbe si Ylli i Kuq i Beogradit.

Ndërsa skuadra deri të hënën do të dorëzojë listën prej 25 futbollistëve që do të licencohen për raundin e parë.

Ftesa për Prishtinën

Prishtina renditet e fundit me koeficient 0.0, pasi që kjo është pjesëmarrja e parë zyrtare dhe suksesi i Prishtinës do të ndihmonte automatikisht në rritjen e koeficientit për shtimin e numrit të skuadrave kosovare për edicionet e ardhshme.

Në raundin e parë janë të vendosura 100 skuadra. 50 skuadrat me koeficientin më të mirë bartëse nuk mund të takohen në mes veti, por do të ndeshen me 50 skuadrat e me koeficientin më të vogël jobartëse.

 

https://twitter.com/kosovanfooty/status/875808365389152258

Shpërndaje në: