Shyhretja e Shkurta me vathë të njëjtë (Foto/Video)
Ato janë dy nga këngëtaret më të mira të muzikës kosovare. Ani pse me disa vite dallim në moshë, Shkurte Gashi e Shyhrete Behluli u bënë të afërta dhe krijuan miqësi.
Se janë mike të mira, kanë treguar vet ato herë pas here me fjalë mirëdashëse për njëra-tjetrën.
E përveç zërit të këndshëm, dy këngëtaret po dalin të kenë edhe një të përbashkët. Shyhretja e Shkurta i kanë një palë vathë të njëjta, shkruan Indeksonline.
Shyhrete Behluli në klipin e saj të fundit me Gold AG “Vëlla e motër” kishte vendosur disa vathë ngjyrë ari.
Për koincidencë, të njëjtat i ka edhe Shkurta në videoklipin e saj të ri “Do mbijetoj”.
Më poshtë iu sjellim edhe klipet e dy këngëtareve ku shihen me vathë të njëjtë.



