Ndërron jetë regjisori i “Rocky”
Ka vdekur në moshën 81 vjeçare John Avildsen, regjisori i filmave të suksesshëm “Rocky” dhe “Karate Kid”. Lajmi u bë i ditur nga i biri, Antony, i cili shpjegoi, se i ati ndërroi jetë ditën e premte, pasi vuante nga sëmundja e kancerit në pankreas.
Avildsen spikati si regjisor me filmin e famshëm “ Rocky”, shkruar dhe interpretuar nga Sylvester Stallone. Filmi i vitit 1976 i dha famën regjisorit dhe e bëri që të fitonte çmimin Oskar si regjizori më i mirë.
Vetë Stalone shkruan për të në rrjetin social: “ Regjisori i madh i cili fitoi Oskar për drejtimin e filmit “Rocky”! Preku në paqe, jam i sigurt që do të xhirosh kryevepra në parajsë! Faleminderit”.
Regjizori eklektik Avildsen ka xhiruar edhe filmin e pestë të” Rocky” dhe serialin “ Karate Kid” në 1984.



