Man City kontakton Cristiano Ronaldon
Besohet se Cristiano Ronaldo ka shprehur interesimin e tij për t’u larguat nga Real Madridi.
Manchester City ka qenë në kontakt me Ronaldon, pasi ka mësuar se ai po shikon mundësinë e largimit nga Real Madridi, raporton Don Balon, transmeton Periskopi.
Sulmuesi portugez ka lidhje të forta me rivalin e Cityt, Manchester United dhe ka qenë i lidhur me një kthim në Old Trafford, por Pep Guardiola është i gatshëm ta transferoj atë. /Periskopi



