Verrati transferohet në Barcelonë?
Kështu, pas disa ditësh deklaratash mediatike për një kalim të italianit te Barcelona, sot ka qenë vetë lojtari ai që është bërë aktiv dhe ka kërkuar transferimin.
Verratti i kërkon Paris Saint Germanin që ta lërë të lirë, pasi koha e tij te skuadra franceze ka përfunduar dhe tani synon të realizojë ëndrrën e tij, të luajë dhe fitojë me Lionel Messi.
Ky transferim mund ta mbushë me 100 milionë euro arkën e skuadrës së PSG, por ajo prej disa ditësh këmbëngul, duke thënë se “Verrati nuk shitet”.



