Sadiku mund të luajë përsëri me Kosovën, vjen konfirmimi i madh nga Bunjaku

Sadiku mund të luajë përsëri me Kosovën, vjen konfirmimi i madh nga Bunjaku

Loret Sadiku së shpejti mund të luaj përsëri me Përfaqësuesen e Kosovës.

Mbrojtësi shtatlartë ishte ndaluar nga FIFA për të luajtur pas pranimit me drejta të plota të Kosovës në shtëpinë më të madhe evropiane UEFA dhe asaj botërore.

Ka qenë trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku që ka gjetur një rast të ngjashëm me atë të Loret Sadikut.

Është sulmuesi serb, Aleksander Prijovic, që ka luajtur fillimisht për grupmoshat e Serbisë U17, U18, U19, ndërsa për U20 dhe U21 ka luajtur për Zvicrën.

Sadiku në duel me Samuel Eto`o

 

Edhe pse iu kishte refuzuar njëherë leja nga FIFA, në fund ai ka marrë lejen dhe tani ka debutuar me Kombëtaren serbe në moshën 27-vjeçare.

Bunjaki e ka konfirmuar lajmin se Sadiku përsëri do të luaj për Kosovën.

“Po është e vërtetë që kam biseduar me përfaqësuesin ligjor të Sadikut i cili ka filluar procedurat e ankesës në FIFA”.

“Jam i bindur që në shtator Loreti do të jetë me Kosovën pasi është ndër lojtarët kryesorë për ne”, ka deklaruar Bunjaku për Telegrafin.

“Rasti i Sadikut me atë të sulmuesit serb është i ngjashëm dhe besoj se do të marrim përgjigje pozitive”, tha Bunjaku.

Sadiku ka debutuar me Kosovën në ndeshjen e parë miqësore ndaj Haitit duke bërë për vete tifozët kosovarë.

Quaresma dhe Loret Sadiku në një duel gjatë ndeshjes Besiktas – Kasimpasa

 

Prishtinasi ka luajtur për Përfaqësuesen e Suedisë U21, ndërsa më vonë kishte zgjedhur Shqipërinë.

Ai kishte qenë i grumbulluar në dyndeshje me Shqipërinë, atë ndaj Norvegjisë dhe Zvicrës të zhvilluara në ‘Qemajl Stafa’, por pa pasur mundësinë të debutoj.

25-vjeçari ishte futbollisti më i mirë në Kasimpasa në vitin e fundit, duke zhvilluar 25 takime.

Sadiku pritet të jetë pjesë e listës së futbollistëve në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Kroacisë dhe Finlandës në muajin shtator.

Ky është një lajm i madh për tifozët e Kosovës, pasi Sadiku shihet si zgjidhja e problemeve në repartin defensivë.

Shpërndaje në: