Jose Mourinho jep ‘dritën e gjelbërt’ për transferimin e Cristiano Ronaldo (Foto)
Jose Mourinho ka njoftuar Manchester United se ai preferon Cristiano Ronaldo para çdo sulmuesi tjetër, sipas disa raporimeve.
32-vjeçari ka informuar Real Madridin se ai dëshiron të largohet nga klubi këtë verë dhe se ka urdhëruar agjentin e tij, Jorge Mendes, t’i gjejë një klub të ri.
The Sunday raporton se United është duke e shqyrtuar mundësinë për një marrëveshje me ish lojtarin e tyre por dritën e gjelbërt do ta marrin nga Mourinho, transmeton Periskopi.
Madridi është duke tentuar që ta bind Ronaldo që ta rishikojë vendimin e tij dhe do ta shesë atë vetëm nëse ylli portugez nuk e ndryshon mendjen.

Ronaldo dhe Mourinho kishin punuar së bashku në Real Madrid
United është në bisedime me Realin për ta nënshkruar Alvaro Morata, por nuk kanë arritur marrëveshje rreth çmimit të lojtarit me kampionët spanjoll.
‘Djajtë e kuq’ kanë ofruar 52.4 milionë funta për sulmuesin por Madridi ka refuzuar dhe i kanë treguar United se duhet të paguani 90 milionë euro.
Besohet se Morata ka arritur marrëveshje me United dhe ka kontaktuar me Mourinho për një transferim në Old Trafford.

Reali dhe United janë në bisedime për Alvaro Morata-n
Ndërsa Ronaldo, dëshiron të largohet nga Madridi pasi është zemëruar me akuzat që janë bërë ndaj tij për evazion fiskal nga shteti spanjoll.
Ronaldo mohon se ai ka bërë evazion fiskal edhe pse ai akuzohet për fshehjen e 13 milionë eurove në taksa.
Real Madrid ka vendosur çmimin për katër herë futbollistin më të mirë në botë, prej 131 milionë euro.
Paris Saint-Germain do ta rivalizojë United për transferimin e Ronaldo-s. /Periskopi/



