Tottenham e do Munir
Tottenham Hotspur është i etur për të transferuar sulmuesin e talentuar të Barcelonës, Munir El Haddadi, shkruan e përditshmja katalanase ‘Sport’.
20-vjeçari ka zgjuar interesimin edhe të dy klubeve tjera angleze, Everton dhe Stoke City.
Munir ka shënuar 10 gola në 43 paraqitje për klubin nga Camp Nou. /Periskopi.com



