Mësohet sa duhet të paguajë Manchester United për ta rikthyer Ronaldon
Manchester United mund ta rikthejë në ‘Old Trafford’ Cristiano Ronaldon, nëse e bën vetëm një gjë.
‘The Telegraph’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ mund ta bëjnë të tyre portugezin nëse i paguajnë 131 milionë funte Real Madridit.
Katër herë fituesi i Topit të Artë, besohet të jetë i pakënaqur në Spanjë, pas problemeve me taksat.



