Paris Saint-Germain transferon James Rodriguezin?
Gjiganti francez Paris Saint-Germain është afër transferimit të mesfushorit kolumbian të Real Madridit, James Rodriguez.
Ata janë duke e monitoruar situatën e kolumbianit, i cili në këtë sezon që shkoi humbi pozitën e titullarit.
James Rodriguez la pas një sezon aspak të mirë, duke qëndruar në stol në pjesën më të madhe.
Kontaktet mes agjentit të lojtarit dhe PSG kanë filluar, dhe Jorge Mendes po përpiqet të mbyll sa më parë këtë marrëveshje. /Periskopi/



