Milani refuzon shitjen e Romagnoli
Milani ka refuzuar një ofertë të Chelseat në vlerë prej 35 milionë euro për mbrojtësin Alessio Romagnoli, njofton Sky Italia.
‘Rosonerët’ nuk janë të interesuar ta shesin talentin e madh, i cili kaloi në San Siro në verën e vitit të kaluar nga Roma.
Milani kishte paguar 25 milionë euro për blerjen e tij. /Periskopi.com



