Luka Modric akuzohet nga shteti kroat për ‘dëshmi të rreme’
Prokuroria në Kroacia ka hapur rastin kundër yllin të Real Madridit, Luka Modric.
Ish yll i Dinamo Zagrebit do të hetohet nga prokuroria për dëshmi të rreme në rastin e ish pronarit të Dinamo Zagrebit, Zdravko Mamic.
I pandehuri kryesor në këtë rast është Zdravko Mamic, i cili së bashku me vëllanë e tij Zoran Mamic, akuzohen për përvetësim të më shumë se 15 milionë eurosh dhe evazion fiskal rreth 1.5 milionë euro.

31 vjeçari i Real Madridit është ftuar nga prokuroria si dëshmitar kryesor, dhe tani e akuzhet për ‘kryerjen e veprës penale të dhënies së dëshmisë së rreme” më 13 qershor në një gjykatë në Kroacinë lindor.
Ish mesfushori i Tottenham mund të dënohet me gjashtë vite burg. /Periskopi/



