Si e sheh trajneri i Trepçës ’89 kundërshtarin në Ligën e Kampionëve
Sot madje u hodh shorti dhe klubi kosovar mësoi kundërshtarin e tij, që do të jetë Vikingur nga Ishujt Faroe.
Menjëherë pas fitores në miqësoren e fundit të 89-shit kundër Astras, trajneri Zekirija Ramadani foli për “IndeksOnline” në lidhje me shortin dhe kundërshtarin.
“Shorti është real. Mund të them se jemi të barabartë me kundërshtarin dhe ndoshta nuancat do ta vendosin kush vazhdon tutje”, ka thënë Ramadani.
Kampioni i Superligës ka disa lojtarë kualitativ, se a do të ketë transferime të reja këtë e tregon Zekirija Ramadani.
“Nuk pres të ketë transferime të reja, sepse mendoj se ekipi është i kompletuar”, përfundoi trajneri i klubit mitrovicas.
Trepça ’89 ndeshjen e parë do ta zhvilloj si mysafirë më 27 qershor, ndërsa ajo e kthimit në stadiumin “Adem Jashari”, më 4 korrik.



