Perez tregon shumën ‘astronomike’ që duhet ta paguaj Unitedi për Cristiano Ronaldon

Perez tregon shumën ‘astronomike’ që duhet ta paguaj Unitedi për Cristiano Ronaldon

Florentino Perez ka thënë se sulmuesi i Real Madridit është i lirë të largohet nëse dikush paguan shumën e cekur në klauzolën e tij, shumë prej 880 milionë funtave.

Katër herë fituesi i Topit të Artë besohet se dëshiron të largohet nga Bernabeu, pas një vere shqetësuese, transmeton Periskopi.

“Nuk kam folur me Ronaldon që prej finales së Ligës së Kampionëve – kam dëgjuar përmes mediave”, tha Perez për radio stacionin Onda Cero.

“Por, kontrata e tij është 880 milionë funta. Kështu që nëse një klub paguan këtë shumë ai do të largohet”, tha presidenti. /Periskopi

Shpërndaje në: