Ish trajneri i United bëhet trajner i skuadrës së Besart Berishës

Ish trajneri i United bëhet trajner i skuadrës së Besart Berishës

Ish trajneri i grupmoshave të reja tek Manchester Unitedi, Warren Joyce ka marrur drejtimin e klubit australian Melbourne City, që garon në ligën A-League të Australisë.

Joyce tek Unitedi ka trajnuar futbollistë si Paul Pogba dhe Marcus Rashford, transmeton Periskopi.

Warren Joyce

Tani ai do të ketë mundësi të punojë me sulmuesin nga Kosova, Besart Berisha.

Skuadra e Berishës u eleminua në play-off nga Perth Glory. /Periskopi

Shpërndaje në: